Perjashtohet nga "Banda e Lushnjes", gjyqtarja Balili
Tirane- Pas nisjes se hetimeve nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Durres, per gjyqtaren Marsela Balili, ajo eshte zevendesuar si kryesuese e trupit gjykues te "Bandes se Lushnjes". Ne vend te saj eshte emeruar gjyqtari civilist i gjykates se Tiranes, Albert Mece. Nderkohe qe sipas vendimit te marre nga KLD-ja, te gjitha proceset gjyqesore qe drejtohen nga kjo gjyqtare, do te drejtohen nga te tjere gjyqtare. Prokuroria e Pergjithshme, i kishte derguar KLD-se nje kerkese per procedimin e kesaj gjyqtareje, pasi dyshohet per korrupsion pasiv. KLD vendosi dy dite me pare, t'i heqe imunitetin kesaj gjyqtareje dhe ky vendim eshte shoqeruar me pezullimin e saj nga detyra, deri ne provimin ose jo te akuzes ndaj saj. Procesi gjyqesor ne ngarkim te anetareve te "Bandes se Lushnjes", eshte shtyre per nje tjeter seance, ne menyre te tille qe gjyqtari i emeruar si kryesues ne kete proces te njihet me aktet e dosjes. Te pandehur ne procesin e dyte qe po zhvillohet ne ngarkim te anetareve te "Bandes se Lushnjes", jane Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Erion (Niko) Cici, Arjan Alicaj, Jorgo (Agur) Muzaka (Musaku) dhe Rexhep Gina. Keta persona akuzohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda per disa vepra penale, nder to edhe vrasjet e ndodhura disa vite me pare ne Lushnje. Te pandehurit akuzohen se ne emer te "Bandes se Lushnjes", te kryesuar nga Aldo Bare, kane kryer nje sere krimesh ne qytetin e Lushnjes gjate viteve 1997 e me pas.
R.Caushaj
R.Caushaj