Ligji për Gjykatën e Lartë, “Ligjet” dështojnë sërish!

Deputetët e opozitës ishin të pranishëm në këtë mbledhje, teksa theksuan se nuk do të diskutojnë ligjet me 3/5-t përderisa nuk merren parasysh kërkesat e saj.
Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, u shpreh se ligji nuk do të miratohej nëse nuk i bëhen ndryshime thelbësore, duke nënvizuar se varianti i propozuar nga opozita ka mangësi serioze. Sipas tij, mazhoranca po bllokon emërimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, duke shtoi se peng po mbahet edhe reforma parlamentare.
Ai parashtroi edhe kërkesat që janë bërë edhe më parë publike. “1-Të zbatohet vendimi i Gjykatës së Lartë për disa gjykata, tu ktheni qytetarëve institucionet legjitime. 2-Keni bllokuar qeverisjen vendore. 3 Reforma parlamentare s’mund të kalojë. Ne nuk besojmë se bëjmë ligje për numër radhe, se e kërkon BE, po ligje për t’i dhënë zgjidhje”, tha ai. Kryetari i komisionit, demokrati Ilir Rusmali, tha se opozita po bëhet pengesë në shqyrtimin e këtij ligji, i cili është parashikuar që të miratohet brenda shtatorit sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit.
Ai shtoi se socialistët po shqetësohen më shumë për agjendat e tyre personale, se sa për integrimin e vendit. “Për kushtin tuaj të parë, ne nuk zbatojmë vendime gjykatash janë strukturat e posaçme për të, ne vetëm shqyrtojmë ligje. Asnjë justifikim kur konferenca e kryetarëve na thotë mos u hallakatni dhe këtu bëhet e kundërta. Argumenti i dytë nuk bën ligji, jepni ide se si duhet bërë ligji. Nuk zgjidhet problemi duke parë njëri- tjetrin në sy, po duke sjellë amendamente. Ne e dimë përse bëhet bllokimi po mos na thoni ka një hall Gramozi dhe ne se miratojmë më. Si zgjidhim dot hallet e Gramozit, detyra jone është të përmbushim agjendën e integrimit të ecim para dhe jo të nxjerrim pengesa”, deklaroi Rusmajli.
Xhafaj replikoi, duke kërkuar më shumë respekt për kreun e grupit. “Nuk mund të gënjehemi ne nga justifikimi juaj për Gjykatën e Fierit, por mos filloni me të Beratit pastaj, do gjeni justifikime se doni patjetër ta bllokoni. A ka ndonjë prej jush që ti shqyrtojmë amendamentet apo se keni lexuar akoma”,tha Rusmajli. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i kërkoi opozitës që të marrë parasysh kërkesat e ndërkombëtarëve për miratimin e këtij ligji. “Ndërkombëtarët thirrje për miratimin e këtij ligji. Keni 6 muaj që e keni ligjin në tavolinë për Gjykatën e Lartë. Ju mjafton emërimi i gjyqtarëve me 3/5, jo kriteret. Kjo që kërkoni ju nuk është reformë por është pazar”, tha Halimi. /Start/
2012-09-24 12:00