Operacioni “Tranzit” arreston 4 persona me 42 kg drogë

Operacioni i koduar “Tranzit”, u finalizua mbrëmjen e shkuar në bashkëpunim edhe me Prokurorinë për Krimet e Rënda në Tiranë.
Kështu, policia ka arrestuar shtetasit Alfons Dervishaj 25-vjeç, Kiri Sinaj, 23-vjeç, Ledio Haxhiraj, 22-vjeç, si dhe Shpëtim (Ardit) Sela 26-vjeç, të katërt banues në qytetin e Vlorës. Gjithashtu, policia kapi dhe sekuestroi një sasi prej 42 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, e cila ishte e ndarë në dy çanta sportive.
Arrestimi i këtyre shtetasve u krye në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Sarandës, në Hotel “Gjika”. Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shkuar në fshatin Lazarat ku fillimisht kanë siguruar lëndën narkotike dhe më pas e kanë transportuar për në qytetin e Sarandës, të cilën më tej mendohet se do ta trafikonin në drejtim të Greqisë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar përveç drogës, edhe një autoveturë tip volkswagen golf 4, në pronësi të shtetasit Shpëtim Sela, 5 aparate celularë, si dhe 2 pasaporta biometrike. Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” e ngelur në tentativë e kryer në bashkëpunim.
“Gjithashtu dëshirojmë tj’u bëjmë me dije se sasia e lëndës narkotike “kanabis sativa” që është sekuestruar gjatë 9-mujorit të vitit 2012 është 5277 kg, ose12 herë më shumë, e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ku sasia e lëndës narkotike të sekuestrua ka qenë 427 kg”, bën me dije policia e Vlorës. /Start/
2012-09-24 15:38