E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi i bizneseve, hiqet edhe një rregull

Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të hënën ndryshimet në ligjin për QKR. Në këtë mënyrë ligji i ri do të bëjë të mundur lehtësimin e procedurave për regjistrimin e një biznesi, duke e zhveshur këtë proces nga çdo burokraci.

Përfaqësuesi i QKR, i pranishëm në komision, tha se ky ka qenë një shqetësim real nga komuniteti i biznesit. "Ka ankesa të shumta nga vetë bizneset, të cilët nuk duan të harxhojnë kohë dhe para për te noterët. Një noterizim kushton 1 mijë lekë dhe është ngritur shqetësimi që kostoja e regjistrimit është 10 herë më pak sesa një autorizim, i cili, në vetvete, është në funksion të regjistrimit të biznesit. Në momentin kur do të vijë ky dokument i fotokopjuar dhe i panoterizuar, personi që e dorëzon në QKR do të jetë i detyruar të firmosë me firmën që ka në kartën e identitetit, pra do t’i mbahet fotokopja e kartës së identitetit", sqaroi ai. /Start/

                                                                                             2012-09-24 12:34
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›