E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji per Gjykaten e Larte Opozita bllokoi diskutimin

Opozita bllokoi diskutimin nen për nen të ligjit për gjykatën e lartë. Kështu e ka nisur bisedën në studion e Abc News Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, përsa i takon bllokimit të sotëm të diskutimit në Komisionin e Ligjeve nga përfaqësuesit e PS-së. Sipas tij ky projektligj është hartuar me asistencën e Bashkimit Evropian, misionit Euralius dhe moderator i diskutimit ka qenë Vasilis Maragos.

Halimi thekson se nga miratimi i këtij projekt ligj varet edhe integrimi i vendit, sepse është pjesë e 12 rekomandimeve të KE-së, sikurse edhe heqja e imunitetit.

“Nuk ka shqiptar që nuk ka dëgjuar këto javë ambasadorët dhe partnerët ndërkombëtarë si zëdhënësin e Fyles dhe Fylen për miratimin e këtij projektligji”- u shpreh ministri i Drejtësisë, i cili theksoi sërish se ky ligj u skanua nga ekspertët më të mirë të EURALIUS.
Ministri i drejtësisë akuzoi opozitën se kundërshtoi draftin për Gjykatën Administrative, ndërsa përsa u takon emërimeve në Gjykatën e Lartë Halimi deklaroi se ato bëhen mbi bazën e kritereve.

Përsa i takon marrjes së statusit kandidat halimi u shpreh se sinjalet janë pozitive që Shqipëria do marrë statusin, por theksoi se nëse nuk miratohet kushti i BE-së që është ligji për gjykatën e Lartë, vendi ynë e rrezikon atë.

Gjithashtu Halimi foli në abc neës edhe për zgjidhjen e problematikës në sistemin gjyqësor në Shqipëri sic është edhe monitorimi i tij.

Përsa i takon zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, Halimi tha se është ende herët të flitet për të, ndërkohë që thekson se kushtetutra e përcakton qartë këtë çështje, që mandati i prokurorit është 5 vjet.

I pyetur për dosjen “Xhakja” ministri i Drejtësisë informoi se sot ka filluar procedimi disiplinor dhe në 5 tetor gjyqtari do sjellë objeksionet e veta.
“Pas kësaj do i propozoj KLD-së se si do veprojë në varësi shkeljeve”- u shpreh Halimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›