Divjake vritet me arme zjarri nje person
Vritet më armë zjarri një 42 vjeçar mbrëmjen e së hënës në qytetin e Divjakës. Viktima Fatos Bello është qëlluar për vdekje me pistoletë ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes Shaban Lleshi 55 vjeç është arrestuar menjëherë pas krimit nga forcat e policisë së komisariatit të Lushnjes. Sipas policise vrasja ka ndodhur për motive të dobëta dhe dyshohet se viktima kishte lidhje intime me gruan e autorit të vrasjes. Burime policore bëjnë me dije se ata kanë debatuar me njëri- tjetrin dhe më pas viktima është qëlluar nga afër me pistoletë të cilin autori e kishte pa leje, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Vrasja ka ndodhur përpara banesës së viktimës , ndërsa mësohet se me autorin ishin komshinj. Pas ngjarjes të afërmit familjare të dy fiseve janë konfliktuar me njëri -tjetrin, ndërsa policia ka marrë nën ruajtje të dyja banesat, duke shtuar numrin e policëve në shërbim.