E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Zhvillim i qendrueshem respektim i prones dhe hapesirave publike

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka nisur sot rreth orës 18:00 konsultimet me qytetarët për planin e ri urbanistik të kryeqytetit. I ndodhur pranë banorëve të njësisë 10 në Tiranë, kryebashkiaku e vuri theksin tek zhvillimi i qëndrueshëm i qytetit, i cili do jetë në respekt të pronës private dhe zgjerimit të hapësirave publike.

“Trajtimi i pronës private është një nga çështjet me rëndësi, sikurse edhe infrastruktura sociale, kopshtet, shkollat, hapësirat e gjelbërta. Si i sistemon dhe si i vë balancat, drejtpeshimi mes interesit privat dhe publik. Prona të zhvillohet në mënyrë që brezat që vijnë të mos vuajnë”- theksoi në fjalën e tij Basha, i cili shtroi pyetjen: A ka Tirana mundësi për një drejtpeshim të tillë?

Sipas Bashës askund nuk e shohim këtë problematikë më mirë se në këtë njësi vendore, ndërkohë që theksoi se ky është zhvillimi i qëndrueshëm për sot dhe për nesër: respektim i pronës private dhe zgjerim i hapësirës publike, një e drejtë në themel të planit urbanistik që do të miratohet.

Qytetari i parë i Tiranës zoti Basha deklaroi se ky plan është transparent dhe interesat e qytetarit dhe qytetit janë thelbi i tij. Dhe ai tha se ku ka transparence nuk ka sekser, pasi të gjithë jemi koshient që në qeverisjen e mëparshme nuk ka pasur transparencë dhe sekserët kanë qenë të kudondodhur në kryeqytet.

Ndërkohë që takimin e radhës Krybashkiaku Basha do ta zhvillojë me 26 shtator në njësinë numër 5 të kryeqytetit, në shkollën 9 vjeçare Vasil Shanto.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›