Ligji për SHISH- in u shty për shtator

Tiranë, 26 korrik – Kur të gjithë prisnin që Ligji për Shërbimin Informativ Shtetëror të miratohej sot në Kuvend, pas debateve në seancën e shkuar, maxhoranca ka bërë një lëvizje tjetër, duke e lënë miratimin e tij për në sesionin tjetër parlamentar.
Në seancën e fundit të këtij sesioni është miratuar mes shumë debatesh buxheti i ndryshuar për vitin 2010, ku opozita braktisi seancën.
Por, ajo që pritej ishte edhe miratimi i ligjit që do të kufizonte mandatin e kreut të SHISH-it me një periudhë kohore pesëvjeçare dhe me të drejtë të një rikandidimi. Që në fillim, ligji i propozuar nga deputetët e maxhorancës u kundërshtua ashpër nga opozita, por në lojë u fut edhe Ambasada amerikane në Tiranë, duke u shprehur se ligji bie në kundërshtim me parimet e NATO-s.
Ligji po bëhej gati kohë më parë për t’u dërguar në Parlament, por vendimi u tërhoq në momentet e fundit. Më pas, u bënë disa ndryshime dhe ligji kaloi në seancë për diskutim, pra javën e kaluar. Atë ditë, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, me bindje u shpreh se ligji do të miratohej në të gjitha mënyrat. Por, seancën e fundit, atë të ditës së sotme, ligji nuk u pa në Parlament për diskutim e as për miratim.
Duket se presioni i madh i ardhur jo vetëm nga opozita, por edhe nga vetë maxhoranca, e kanë detyruar Partinë Demokratike të tërhiqej mbrapsht. Publikisht u tha se ligji do të miratohej në Parlament gjatë sesionit tjetër që nis diku nga fillimi i shtatorit.
Por, deri atëherë periudha e pushimeve dhe e reflektimeve, do të bëjë që ligji në fjalë të ketë disa ndryshime, gjithmonë nëse PD-ja në qeveri nuk do të këmbëngulë fort në pretendimet e saj. Megjithatë, konsultimet me NATO-n janë të mundshme, për sa kohë këtë e ka kërkuar edhe numri dy i qeverisë Ilir Meta.