Ligji për SHISH, reagon SHBA
Autori i Lajmit: Redaksia
Drafti i ri për ligjin e Shërbimit Informativ Shtetëror ka qenë në vëmendje të madhe edhe të ndërkombëtarëve. Kur ndryshimet u prezantuan për herë të parë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk ngurruan të shprehin shqetësim të thellë për amendamentet, të cilat, sipas tyre, krijonin një varësi politike të shërbimit sekret. Pas korrigjimeve në Komisionin e Ligjeve një zëdhënës i ambasadës së Shteteve të Bashkuara tha se "shqetësimet tona për projektligjin e SHISH i kemi bërë të njohura më parë. Jemi duke shqyrtuar projektligjin e ri me ato shqetësime në mendje". Komisioni i Ligjeve miratoi dje Ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror duke përfshirë amendimet e bëra nga drejtori i SHISH, Bahri Shaqiri. Gjatë një seance dëgjimore në këtë komision, drejtori i SHISH-it tha se nevoja për këto amendimet lindi pas mbledhjes së fundit të Komitetit të politikave të luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit te parave, ku kryeministri Berisha kërkoi amendimin e ligjit organik të SHISH-it. Shaqiri deklaroi se ndryshimet e propozuara në ligjin për SHISH janë të nevojshme. “Kryeministri porositi që nga SHISH të përgatitej një amendim i ligjit, me synimin për tiu përgjigjur kushteve të reja në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Amendimet vijnë edhe si domosdoshmëri në kuadër të detyrimeve që ka Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, procesit të liberalizimit të vizave me vendet e BE-së dhe rolit që duhet të ketë SHISH në këto procese”,- tha Shaqiri.
Ky lajm është publikuar: 12/03/2010