E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza politike drejt thellimitNga "Faktori Plus" Alarm ndërkombëtar edhe për ligjin e SHISH Bashkimi Evropian apelon edhe nje here qe politika shqiptare te zgjidhe krizen politike, madje kujton daten 18 mars, si kufirin fundor

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Kriza politike drejt thellimitNga "Faktori Plus"

Alarm ndërkombëtar edhe për ligjin e SHISH

Bashkimi Evropian apelon edhe nje here qe politika shqiptare te zgjidhe krizen politike, madje kujton daten 18 mars, si kufirin fundor, qe do tu lehtesonte shqiptareve rrugen drejt integrimit. Mesazhi u percoll ne menyre te drejtperdrejte nga drejtori i pergjithshem per zgjerimin ne KE, Pierre Mirel, i cili tha se zgjidhja duhet te vije nga komisioni i ligjeve ku edhe po debatohen nismat ligjore te opozites per transperencen e votes se 28 qershorit.

“Marredheniet e Shqiperise me BE , nuk duhet te demtohen nga ngerci politik ne vend. Pozitive eshte se deputetet e PS jane kthyer ne parlament. Ne shpresojme qe komisioni i ligjeve, te kete nje rol konstruktiv dhe per kete te ndimoje dhe Kryetarja e Parlamentit. Ajo ka nje rol per zgjidhjen e ketij ngeci, i cili duhet te marre rruge me date 18 mars. Do te ishte e cuditshme sikur me 19 mars, kur Komisioneri per Zgjerimin te vizitoje Shqiperine, kjo ceshte te mos jete zgjidhur. Kompromisi politik eshte thelbesor per integrimin ne Bashkimin Evropian”,- tha Mirel.

Edhe ambasadori spanjoll Montobio, ne cilesine e perfaqesuesit diplomatik te vendit, qe mban presidencen e Unionit, u kerkoi forcave politike te gjejne gjuhen e dialogut per tre procese te rendesishme sic jane Stabilizim Asociimi, statusi i vendit kandidat dhe liberalizimi i vizave.

“E rendesishme eshte qe Bashkimi Europian shpreson qe mosmarreveshjet te mos zgjidhen vetem jashte, por dhe ne parlament. Duhej qe kjo mbledhje te ishte zhvilluar, duke kapercyer ngercin politik”,- tha Montobbio.

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, eshte mjaftuar te perserise se maxhoranca ka vullnet per zgjidhjen e krizes.

“Ju siguroj qe maxhoranca eshte gati te plotesoje te gjitha kerkesat e opozites sipas ligjit. Gjithashtu, kemi rene dakort t’i japim asaj, shumicen ne komisionin hetimor parlamentar. Maxhoranca ka ftuar opoziten te paraqese propozimet dhe per kodin zgjedhor”,- tha Bregu.

Por Vasilika Hysi, deputete e Partise Socialiste, thote se opozita nuk terhiqet nga hetimi i plote parlamentar i zgjedhjeve dhe tashme kete po kerkojne edhe nderkombetaret.

Edhe nje dite me pare kerkesa per hapjen e kutive u artikulua qarte nga zevendespresidenti i Parlamentit Evropian, Pitella.

“Duhet te ngrihet nje komision hetimor, i cili do te vertetoje se kush ka gabuar, qofshin keta te se majtes apo te se djathtes. Ka rendesi te gjenden pergjegjesit dhe te parandalohet qe kjo te ndodhe ne te ardhmen. Duhet t’u japim qytetareve sigurine, qe kur shkojme per te votuar, shkojne per te votuar ne nje sistem politik demokratik, ne te cilin vota e tij ka vlere. Dhe vota mund te kete vlere vetem nese nuk ka mashtrime. Une uroj qe qeveria shqiptare te pranoje kete propozim qe u sherben, jo vetem socialisteve, por te gjitheve”,- tha Pitella.

Por kriza politike ne vend nuk duket te kete vetem permasen e hetimit te kutive te votimit.

Zgjedhjet me probleme, cenimi i dukshem i lirise se medias dhe korrupsioni i larte, bejne pjese mes kritikave kryesore te raportit vjetor te departamentit amerikan te shtetit per te drejtat e njeriut. Ne kapitullin per Shqiperine, i kushtohet nje pjese e vecante zgjedhjeve te qershorit.

“Ndersa ODIHR vleresoi se zgjedhjet plotesuan pjeserisht standardet demokratike, vezhguesit gjeten probleme me numerimin, i vleresuar ne raport si i keq ose shume i keq ne 22 nga 66 qendrat e numerimit, keqperdorim te burimeve qeveritare, prova per votim familjar, presion ndaj medieve dhe punonjesve te administrates per te marre pjese ne fushate. Pas muajit shtator, opozita bojkotoi parlamentin, duke kerkuar hetim te zgjedhjeve per manipulime”,- thuhet ne raportin e DASH.

Raporti konstaton se korrupsioni ne qeverie mbetet nje problem serioz dhe ende i pazgjidhur.

Departamenti Amerikan i Shtetit permend ne raportin e tij vjetor edhe shume raste te presionit te qeverise apo bizneseve ndaj medieve, duke vecuar agresionin ndaj gazetarit dhe drejtuesit te emisionit “Faktori Plus”, Mero Baze, si edhe nxjerrjen e paligjshme nga ambientet e saj te gazetes “TemA”.

Nje dite pas publikimit te raportit te departamentit te shtetit,ambasadori amerikan ne Tirane Xhon Withers, tha se cdo gje eshte e qarte ne kete material, por shqetesimi i tij dhe i Shteteve te Bashkuara, eshte projektligji per sherbimin informativ shteteror, qe cenon interesat ndekombetare, imazhin e Shqiperise dhe nese do te miratohej ashtu sic e ka hartuar maxhoranca, do te thoshte qe vendi yne po ecen ne rrugen e gabuar.

E kur vendi duket se po futet nga kriza ne krize, duke rrezikuar per shkak te zgjedhjeve me probleme, krahas legjitimitetit te parlamentit dhe institucioneve te dala prej tij, edhe integrimin e vizat, opozita ia hoqi qeverise edhe alibine se ishte pikerisht ajo, qe po bllokonte liberalizimin.

Kuvendi i Shqiperise miratoi mbremjen e se enjtes me 127 vota pro, perfshire ato te partise socialiste, nismen e maxhorances per nxitjen e levizjes se lire.

Por frontet e hapura per qeverine tashme jane shtuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›