E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në prill hyn në fuqi lista e re e barnave

Autori i Lajmit: Redaksia

Të gjitha farmacitë në muajin prill do të kenë listën e re të branave të rimbursueshme. Të dhënat zyrtare pranë ISKSH-së, bëjnë me dije për median se në muajin prill do të hyjë në fuqi lista e re e barnave. Kështu, fëmijët, gratë, invalidët dhe pensionistët që vuajnë nga anemia në insuficiencën reale kronike, diabeti dhe kanceri duhet të presin muajin prill për të përfituar ilaçet e rimbursuara, pasi lista e barnave të rimbursueshme e vitit 2010 pritet të shkojë në farmacitë e vendit në ditët e para të muajit prill. Edhe pse e miratuar nga qeveria, lista duhet të presë dy javë për futjen në fuqi dhe diku nga fundi i muajit mars fillimi i muajit prill, Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor thërret farmacitë për të dorëzuar inventarin e 2009-s për të tërhequr listën e re. Deri atëherë, farmacitë do të punojnë me listën e vjetër, duke bërë që pacientët, të cilët përfitojnë 17 barnat e reja nga të cilat disa barna që trajtojnë sëmundje kronike, duhet të presin edhe ca. Farmacitë kryesore të kryeqytetit, por edhe ato në mbarë vendin, të cilat kanë kontratë me ISKSH-në, ende vazhdojnë të punojnë me listën e vjetshme të barnave të rimbursuara. Sipas farmacistëve, edhe pse lista është miratuar në qeveri, ISKSH-ja bën dorëzimin e listës së re gjithmonë në fillim të muajit të ardhshëm. Këtë vit ajo është miratuar diku nga fundi i muajit shkurt, me ligj asaj i duhen dy javë për tu futur në fuqi dhe koha që merr për botimin ndaj dhe pritet që në muajin prill të nisë tërheqja e listës së re. “Zakonisht është drejtoria përkatëse e farmacive në ISKSH që në fund të muajit mars na thërret për të dorëzuar inventarin e 2009-s dhe më pas marrim edhe botimin e listës së re të barnave të rimbursueshme dhe pastaj nisim ta aplikojmë”, - shprehen farmacistët.

Ky lajm është publikuar: 12/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›