Raporti DASH: “Korrupsioni qeveritar, problem serioz”
Autori i Lajmit: Redaksia
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar dje raportin për të drejtat e njeriut për vitin 2009. Raporti citon OSBE-në dhe ODIHR-in për sa u takon zgjedhjeve të 28 Qershorit, ku procesi u konsiderua si më i mirë se në të kaluarën, por nuk përmbushi standardet ndërkombëtare. Raporti thekson se korrupsioni qeveritar mbetet një problem serioz dhe i pazgjidhur. Në këtë raport citohet ODIHR që vlerësoi procesin, por tërhoqi vëmendjen për probleme në numërimin e votave apo në presionin ndaj punonjësve të sektorit publik që morën pjesë në mitingjet elektorale. Në raport përmendet bojkoti i Partisë Socialiste të Parlamentit me kërkesën për hetim të procesit elektoral. Theksohet gjithashtu se policia ka keqtrajtuar persona të dyshuar gjatë marrjes në pyetje të tyre, ndërsa problem mbetet diskriminimi i grave, fëmijëve, homoseksualëve dhe minoriteteve.
Zgjedhjet
“Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri nuk plotësuan tërësisht standardet demokratike, ndërsa korrupsioni politik mbetet ende problem i madh për vendin”,- thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Raporti u referohet vlerësimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit, duke theksuar se pati disa parregullsi në votime, por edhe në procesin e numërimit të votave. Opozita thotë raporti, nuk i pranoi zgjedhjet dhe bojkotoi Parlamentin. “Në lidhje me zgjedhjet, mediat mbuluan vetëm partitë e mëdha, ndërsa partitë e vogla mbetën në hije”, - thuhet në raport. Probleme sipas raportit ishin problemet e vëzhguesve, duke përfshirë keqpërdorimin e burimeve qeveritare nga të dy anët për qëllime të fushatës, mangësi në trajnimin dhe përgatitjet për numërim të votave, dhe përgatitjes për numërimin e votave, dhe presion të punonjësve të sektorit publik për të marrë pjesë në veprimtari të fushatës.
Korrupsioni
Përveç zgjedhjeve që mbeten problem në Shqipëri, raporti citon korrupsionin. Korrupsioni politik, sipas raportit, mbetet një problem serioz dhe i pazgjidhur. Ka pasur disa arrestime të zyrtarëve të lartë, por përsëri korrupsioni mbetet pengesë për reformat. Sipas DASH, korrupsioni politik dhe mosndëshkimi kanë vazhduar gjatë vitit 2009. “Korrupsioni mbetet një problem serioz në Shqipëri. Ai është një fenomen i përhapur jo vetëm në administratë, në gjyqësor apo në polici, por edhe në qeveri. Paralelisht me korrupsionin, trafiku i qenieve njerëzore mbetet gjithashtu një problem shqetësues”, - thuhet në këtë dokument. Departamenti Amerikan i Shtetit përmend në raportin e tij vjetor edhe shumë raste të presionit të qeverisë apo bizneseve ndaj mediave, duke veçuar agresionin ndaj gazetarit dhe drejtuesit të emisionit "Faktori Plus" Mero Baze, si edhe nxjerrjen nga ambientet e saj të gazetës "Tema". "Me 2 nëntor, kritiku i qeverisë, gazetari Mero Baze, pronar i gazetës "Tema" dhe drejtues i një emisioni në "Vizion Plus" u sulmua në një klub nate në Tiranë. Dëshmitarët deklaruan se agresor ishte Rezart Taçi, një biznesmen i njohur dhe pranë qeverisë, si edhe truprojat e tij, pas denoncimeve të Bazës për korrupsion në privatizimin e kompanisë “Armo”. Ngjarja ndodhet aktualisht nën hetim." Raporti i Uashingtonit përmban gjithashtu kritika për sistemin gjyqësor ne Shqipëri, mungesën e transparencës nga ana e qeverisë apo edhe për pronat.
Ky lajm është publikuar: 12/03/2010