E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano del duar bosh, Berisha: Le ta mbështesë PS- ja

Ish- kryeministri Fatos Nano ka dalë duar bosh nga takimi me kryeministrin Berisha, edhe pse kjo u duk që nga koha që zgjati ky takim, vetëm 10 minuta.

Në një njoftim për shtyp zyra e shtypit e Kryeministrisë njofton se Berisha i ka kërkuar Nanos të gjejë mbështetjen e socilistëve pasi demokratët do të kenë kandidatin e tyre për kreun e shtetit.

Ky ka qenë i vetmi takim ku është thënë hapur se nuk pranohet kandidatura e Nanos, pasi në të gjitha takimet e tjera krerët e partive nuk kanë dhënë një verdikt përfundimtar.

Sipas njoftimit Berisha i ka thënë Nanos se qëndrimi i bërë tashme publik në mënyrë të përsëritur prej tij ndaj kandidaturës së zotit Nano për President të Republikës, ka lidhje tërësisht me spektrin politik, detyrimet që rrjedhin nga përkatësitë e ndryshme në këtë spektër dhe se ai mbështet dhe do te mbështesë një personalitet të shquar të Partisë Demokratike në postin e Presidentit të Republikës.

Pas këtij takimi Berisha ka treguar se pas kthimit të tij nga Samiti i Chikagos, do të fillojë dhe ai fushatën me aleatët e PD- së për të zgjedhur një kandidat demokrat.

Por pavarësisht refuzimit ai ka shprehur mirënjohje për për marrëveshjet e arritura të Nanos në kuadër të interesit të vendit .

Ish-kryeministri Nano prej disa javësh ka zhvilluar një sërë takimesh me krerët e partive parlamentare të vendit të cilëve në takime të ndara u ka prezantuar platformen dhe vizionin e tij për kreun e shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›