Ligji per dosjet, PD ne sulm

Nje dite pas deklarates se ambasades britanike, qe i kerkoi mazhorances te mos e votoje ligjin e dosjeve dhe po nje dite pas takimit ende te pasqaruar mire mes ambasadorit amerikan John Withers dhe kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli, Partia Demokratike eshte perpjekur gjate gjithe dites se shtune, qe nepermjet zerave te ndryshem te binde opinionin publik per variantin e saj te pastertise se figurave.
“Ligji cek i 91-shit eshte gjykuar ne ate kohe si nje ligj kushtetues. Ne asnje rast Gjykata e Strazburgut nuk ka rrezuar asnje ligj te lustracionit. Ndersa Asambleja Parlamentare e BE kerkon hetimin e prokuroreve dhe punonjesve te policise sekrete te asaj kohe”, ka deklaruar zedhenesi Gerti Bogdani.
Deklarata e tij eshte mbeshtetur nga zedhenesi i grupit parlamentar te PD, Aldo Bumci. “U rrit prania ne poste te rendesishme te atyre qe kane lidhur shqiptaret me tela me gjemba. U rrit prania e atyre qe kane gjykuar qindra procese”, eshte shprehur Bumci.
Por pavaresisht deklaratave agresive dhe larg gjuhes diplomatike qe faktori nderkombetar ka perdorur keto dite kunder ligjit dhe kur te gjithe pyesin nese ky ligj do te votohet te henen, ashtu sic u premtua, pergjigjia e mazhorances perfundoi ne kete menyre.
“Ky eshte qendrimi yne per ligjin. Faleminderit qe erdhet ne kete dite pushimi”, u ka thene Bumci gazetareve.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code