Debate per rritjen e GDP-se

“Deklaratat e INSTAT qe mbeshtesin parashikimet euforike te kryeministrit jane 2-3 here me te larta se parashikimet e Fondit Monetar Nderkombetar. Njesoj si ne "epoken" komuniste, realizimi i planit te kryeministrit eshte tejkaluar bindshem nga institucionet vasale te qeverise”, ka deklaruar perfaqesuesi i PS, Ervin Bushati.
Por INSTAT ka konfirmuar serish matjet e tij surprizuese, madje duke deklaruar se ato jane te certifikuara nga nderkombetaret.
“Rritja eshte 9.9 per qind. Te dhenat e publikuara jane te konfirmuara nga eksperti i Fondit Monetar Michael Andrews, i cili ka punuar prane INSTAT dhe do vazhdoje te na asistoje ne llogaritjen e PBB-se”, ka sqaruar Alketa Spartaku, specialiste e shperndarjes se informacionit ne INSTAT.
Nese rezultatet e publikuara nga ky institucion do rezultojne reale, atehere Shqiperia gjate ketij viti do te jete nje nga ekonomite me rritjen me te madhe ne bote, kjo ne nje kohe kur shumica e ekonomive gjigande jane ne recesion te thelle.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code