E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji për dosjet do të krijojë më shumë padrejtësi

Autori i Lajmit: red.
Këshilli i Evropës ka reaguar dje pas miratimit të ligjit të dosjeve nga Parlamenti shqiptar. Nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Terri Dejvis, KE-ja e ka cilësuar si të nxituar ligjin e dosjeve dhe pa lënë kohën e mjaftueshem për t u diskutuar gjerësisht. “Ligji i ri mbi pastërtinë e figurave duket se është miratuar në mënyrë të nxituar nga Parlamenti shqiptar, duke mos u lënë mbrojtësve të tij mjaftueshëm kohë për të shpjeguar se në çfarë një ligj i tillë është i rëndësishëm, gati njëzet vjet pas rënies të regjimit komunist”, - ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Terri Dejvis. Ai ka theksuar se mungesa e një diskutimi të gjerë dhe kalimi me shpejtësi i tij në seancë plenare mund të krijojë shumë probleme. “Nuk iu la kohë e mjaftueshme mbështetësve që të sqaronin se përse një ligj i tillë është i nevojshëm pas gati dy dekadave nga rënia e regjimit komunist. Vetëm faktori kohë krijon terren për t u shqetësuar se ligji do të shkaktojë më shumë padrejtësi sesa do të korrigjojë padrejtesitë e bëra atë kohe”, - tha ai. Për sa i përket përmbajtjes së ligjit, Sekretari i Përgjithshëm i KE-së, ka theksuar se do të shprehë qëndrimin e tij kur ekspertët e Këshillit të Evropës do të kenë kohën për të studiuar tekstin. Në këtë mënyrë, KE i është bashkuar ambasadës amerikane, asaj britanike, por dhe OSBE-ODHIR, të cilët prej ditësh i kanë këshilluar mazhorancës që t i jepte më shumë kohë diskutimit të këtij ligji, madje e kanë këshilluar Qeverinë që të niste konsultimet me ekspertë vendas e të huaj për të siguruar që ky ligj do të përmbushë standardet ndërkombëtare.

Ky lajm është publikuar: 24/12/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›