E Diel, 1 Nëntor 2026

Uithers-Topit: Të gjithë të barabartë para ligjit

Tiranë- Kreu i shtetit, Bamir Topi zhvilloi një takim të veçantë me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Xhon Uithers II, në të cilin u diskutuan reformat integruese dhe u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe me dy vendeve tona.

Presidenti Topi dhe Ambasadori amerikan Uithers diskutuan dhe ndanë pikëpamje të njëjta rrethreformave të domosdoshme integruese dhe përpjekjeve për konsolidimin e shtetit të së drejtës, duke theksuar rëndësinë e reformës në drejtësi, në prokurori dhe asaj zgjedhore.

“Shteti i së drejtës kupton që që të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, që që të gjithë duhet të dëgjohen dhe të gjykohen para ligjit në mënyrë të barabartë. Dhe as fuqia, ose posti, as statusi shoqëror, as pasuria nuk duhet të influencojnë në barazinë e sistemit ligjor”- tha Uithers, duke folur për shtetin e së drejtës.

Deklarata është bërë fill pas dekorimit të juristes amerikane Melisa Shrajbman me “Medaljen e Mirënjohjes”.

Kryetari i Shtetit i dorëzoi znj. Shrajbman “Medaljen e Mirënjohjes” dhe dekretin përkatës në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje “për kontributin e vyer në përpjekje për ndërtimin e shtetit ligjor në Shqipëri, nëpërmjet ndihmës që ka dhënë në procesin e vështirë të reformimit të drejtësisë, veçanërisht në reformën legjislative dhe atë në sistemin penal të drejtësisë’.

Znj. Melisa Shrajbman ka drejtuar programin e Zyrës së Zhvillimit, të Ndihmesës dhe Përgatitjes me Jashtë të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (OPDAT) në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, në mbështetje të përpjekjeve për përmirësimin e sistemit shqiptar të drejtësisë, nëpërmjet seminareve, duke dhënë ndihmesë eksperte për reformën ligjore, si dhe duke ndarë përvojën e teknikave të suksesshme për të ndëshkuar korrupsionin dhe krimet financiare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›