E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-Ekspozita kontraditat e ministrit Ruli

Ne kete dalje publike ministri Ruli permendi edhe Top Channel konkretisht kontraten 20 vjecare qe televizioni ka me Ministrine e Ekonomise. Sipas ministrit kjo kontrate as qe duhej nenshkruar. Ministri renditi edhe arsyet se pse.

E dhene me kontrate vetem 2 muaj para zgjedhjeve te 2005-es madje po ta shohim strikt logjiken e ligjit te dale ne vitin 2004 mbi kthimin dhe kompensimin e pronave kontrata nuk duhej bere sepse ish-pronareve te truallit jo vetem qe iu ishte njohur prona por e kishin edhe te hipotekuar pronen prej disa vitesh madje shteti per vite me radhe duhet tu kishte paguar qirane pronareve per godinen qe ngrihej mbi truallin e tyre u shpreh Ruli.

Mirepo vete ministri Ruli ne kohen kur Minister i Ekonomise ishte ai vete ka nenshkruar kontraten me Top Channel per nje siperfaqe shtese prej 500 m2 me te njejtat kushte financiare si kontrata e meparshme. Se dyti leterkembimin zyrtar me ministrine e zotit Ruli sic eshte bere publik mese njehere nga Top Channel tregon se televizioni i ka kerkuar Ministrise se Ekonomise informacion per privatizimin e ish-Ekspozites qe prej shtatorit te vitit 2008. Kerkesa eshte perseritur ne dhjetor 2008 dhe ne 3 mars 2009.

Por kerkesat e Top Channel jane injoruar nga Ministria e Ekonomise. Vetem ne mars te 2009 Top Channel lajmerohej per here te pare se ministria kishte nisur proceduren e privatizimit fare pak muaj para se zoti Ruli te firmoste ne diten e fundit te mandatit si minister perfundimin e privatizimit dhe te kerkonte zgjidhjen e kontrates.

Nga pergjigja e Ministrise se Ekonomise mesohet se procesi i privatizimit ka filluar qe ne korrik 2008 si nje nisme e qeverise per te privatizuar objektet shteterore dhe jo si nje nisme per tu kthyer pronen pronareve sic pretendon tani zoti Ruli.

Ministri Ruli permend nje nen te kontrates me Top Channel per te ilustruar se me privatizimin e objektit kontrata mes ministrise dhe televizionit merrte fund automatikisht.

Megjithate ministri i asaj kohe ka qene teper i kujdesshme dhe per mua ka vepruar drejt qe kontraten e lidhur me subjektin Top Channel e ka bere me nje kusht ne nenin 9 te saj qene rastin me te pare te privatizimit kundrejt kerkesave te pronareve te objektit ish-Ekspozita kontrata prishej automatikisht citon zoti Ruli.

Por ne fakt ky nen i kontrates se firmosur eshte bere i pavlefshem nga vendimi i Keshillit te Ministrave nr 430 i dates 24 dhjetor 2008 per dhenien me qira ose enfiteoze te pasurive shteterore i cili thote shprehimisht

Kontratat e qirase ose te enfiteozes jane te vlefshme deri ne perfundim te afatit te tyre. Kur ndermarrja shoqeria apo institucioni qe ka dhene mjedise me qira ose enfiteoze shitet para perfundimit te afatit te kontrates ne njoftimin per shitjen e tyre shenohen ekzistenca e kontrates se qirase ose enfiteozes si dhe vlera e investimit te kryer nga subjekti qe e ka marre me qira ose enfiteoze. Bleresi eshte i detyruar te respektoje kushtet e kontrates deri ne perfundim te afatit te saj.

Dhe Top Channel eshte ne proces gjyqesor pikerisht per kete gje dhe jo se kundershton kthimin e prones te i zoti. Po ashtu duke respektuar gjithmone kontraten Top Channel vijon te permbushe rregullisht cdo muaj detyrimet financiare. Se fundi ne kete dalje zoti Ruli leshon kete deklarate

Nga kerkesat e perseritura te pronarit te subjektit Top Channel i eshte sqaruar zgjidhja e problemit qe kishte ky kanal mediatik per te realizuar dhe per te siguruar ambiente per te zhvilluar aktivitetin e tij mund te zgjidhej vetem nese ata hynin ne nje marreveshje me pronaret per te siguruar ne ndertimin e ri hapesiren qe u duhet per kete qellim deklaron Ruli.

Ne fakt zoti Ruli nuk mund ti imponoje Top Channel-it te beje biznes me askend aq me pak ne nje fushe te tille si ndertimi. Top Channel ka lindur dhe eshte zhvilluar si nje biznes mediatik ka hyre per te bere vetem biznes televiziv dhe udhehiqet vetem nga motoja informim-edukim-argetim.

Kjo ka qene edhe kusht i kontrates se nenshkruar me zotin Ruli kusht te cilit Top Channel i eshte permbajtur deri ne fund. Por zoti Ruli jo

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›