E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentet e Juridikut, ne kerkim te auditoreve

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë dhe ata të Shkencave Sociale kanë marrë "arratinë" në kërkim të auditorëve, për të kryer programin mësimor, kur nga sezoni i parë i provimeve i ndan vetëm një muaj e gjysmë.

Sipas disa studentëve të Drejtësisë, vështirësia më e madhe qëndron në faktin se detyrohen të kryejnë leksionet në ambientet e Kinoklubit të Qytetit Studenti, ndërsa për seminaret duhet të bëjnë gati gjysmë ore rrugë deri në gjimnazin "Petro Nini Luarasi".

Pjesa tjetër e studentëve, kryesisht ata të Shkencave Sociale që kanë "bujtur" në ambientet e Shkencave Natyrore e mbarojnë mësimin vonë në mbrëmje rreth orës 21:30. Një numër i madh i tyre jetojnë në bujtinat e Qytetit Studenti dhe u duhet të nxitojnë për të kapur urbanin e fundit që të paktën t‘i çojë deri tek korpusi e për të vijuar më tej "shëtitjen" mbrëmësore në këmbë deri te godinat.

Por vetë studentët thonë se ky është një ndër shqetësimet më të vogla për ta po të merret parasysh konfuzioni që krijohet për gjetjen e auditorëve të lirë, për të kryer programin mësimor.

Janë rreth 3000 studentë të Shkencave Sociale dhe të Drejtësisë që me urdhër të Ministrisë së Arsimit po zhvillojnë mësimin në ambientet e disa fakulteteve të tjera, derisa të mundësohet zgjidhja e problemit të godinës ekzistuese të Fakultetit të Drejtësisë.

Vetë drejtuesit e këtyre dy fakulteteve gjenden në vështirësi për shkak se këto lëvizje të studentëve sa nga njëri ambient në tjetrin nuk favorizojnë një mësimdhënie korrekte dhe efikase, për më tepër që sezoni i provimeve po afron dhe studentët gjatë ditëve të protestave të tyre humbën rreth një muaj kohë studimesh.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›