E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, vrasja e Rolanda Kajës, prokuroria kërkon zhvarrosjen e eshtrave

DURRËS- Prokruroria e Durrësit ka kërkuar zhvarrimin e eshtrave të Rolanda Kajës, e cila u gjet e vdekur në qershor të këtij viti. Burime konfidenciale bëjnë të ditur gjithashtu se është kërkuar ribërja e ekspertizës, për të verifikuar shkakun e vdekjes së 29-vjecares, e cila mendohet se është vrarë nga dy persona.

Të akuzuarit për këtë krim janë Euxhen Muka, i cili u arrestua pak javë pas gjetjes së gruas së vdekur si dhe Lefter Keci, i cili vijon të jetën në kërkim nga policia.

Sipas burimeve nga policia, dyshohet që vajza të jetë ekzekutuar nëpërmjet një injeksioni. Shtetasja Rolanda Kaja kishte lindur në fshatin Kryevidh të Kavajës, por prej 3 vitesh kishte marrë me qira një apartament në plazhin e Durrësit pasi ishte larguar nga familja, pas divorcit me bashkëshortin e saj me të cilin kishte dhe dy fëmijë. 29-vjecarja ishte shpallur e zhdukur më 5 qershor derisa u gjet e vdekur 5 ditë më pas në anë të rrugës Ishëm-Lalez.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›