E Diel, 1 Nëntor 2026

Ranieri: Interi po e rimerr veten

Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, është i bindur se ata do të rikthehen pas fitores së Ligës së Kampionëve ndaj Lille.

Walter Samuel dhe Diego Milito shënuan nga një gol për t`i dhënë Interit fitoren 2-1 në takimin e mbrëmshëm.

“Vendosmëria dhe kurajo janë kualitete të cilat vërtet më pëlqyen në ekipin tim. Jam vërtet i kënaqur me performancën, pasi djemtë luajtëm me ndjenja. Milito është një simbol i ekipit i cili dëshironte të luftojë, reagoi ndaj vështirësive dhe në fund arriti të shënojë golin e tij”.

“Ne duhet t`ia kishim dalë më mirë kundër Juventusit të shtunën dhe u kërkova djemve të luajmë më shumë në stilin e njëjtë. Ata më dhanë përgjigjen që kërkoja dhe dërguan sinjale pozitive. Me qëndrueshmëri do të shihni se do të zhduket edhe frika e fundit”, ka deklaruar Ranieri pas ndeshjes së mbrëmshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›