Ligji për mbetjet, shoqëria civile proteston para Parlamentit
TIRANË- Aleanca ‘Kundër Importit të Plehrave’, paralelisht me debatet e zjarrta që ende po zhvillohen në Parlament organizoi sot, një protestë para këtij institucioni kundër ligjit "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve".
Analistë të medias dhe përfaqësues të shoqërisë civile deklaruan se përmes reagimit qytetar do t’i bëhet presion Kuvendit të Shqipërisë që të mos votojë nenet e ligjit që lejojnë importin e mbetjeve.
Protestuesit kanë deklaruar se lufta kundër këtij ligji ka nisur që në vitin 2004 dhe do të vazhdojë, pasi është e prapranueshme që plehrat e Italisë dhe vendeve të tjera të sillen në Shqipëri.
Të rinjtë e lëvizjes 'Rinia Aktive' kanë nënshkruar një peticion të firmosur nga 3 mijë qytetarë në mbarë vendin të cilën e kanë dorëzuar në kryesinë e Kuvendit. Në peticion, të rinjtë kanë kërkuar kthimin për diskutim në komisione, të ligjit "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve".
(e.m/BalkanWeb)