Pogradec, ekzekutoi të dashurën, gjykata i shkurton afatin e gjykimit
POGRADEC- Gjykata e Pogradecit ka pranuar sot gjykimin e shkurtuar për 60-vjecarin Halim Hykollari, i cili ekzekutoi me mjete të forta në 5 muaj më parë, të dashurën e tij 35-vjecare Mirela Spahiu.
Në seancën e sotme 60-vjecari ka shfaqur shenjat e një tronditje të thellë dhe ka shprehur pendesë për krimin, ndërsa ka kërkuar mëshire nga gjykata.
Prokuroria edhe njëherë ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes, duke argumentuar krimin si “vrasje me paramendim”. Ndërkaq gjykata ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për gjykim të shkurtuar, që do të thotë se 60 -vjecari do të përfitojë ulje të 1/3-s së masës së denimit, në përfundim të procesit gjyqësor.
Ngjarja shokuese ndodhi në një hotel në periferi të Pogradecit në fund të muajit qershor, kur 60 -vjecari Hykollari masakroi nënën e 2 fëmijve për motive xhelozie.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)