E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvaret 80-vjeçari

Pas 80 vitesh jetë, shtetasi Asllan Smakaj, është larguar për në botën tjetër duke u vetëvarur në avullinë e shtëpisë së tij.

Policia e Shkodrës bëri me dije se viktima është gjetur nga familjarët i varur mëngjesin e sotëm, të cilët kanë lajmëruar më pas edhe policinë.

Shkak i vetëvarjes mendohet të ketë qenë gjendja e tij e rënduar nga depresioni nervor. Sa më sipër po kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e procedurale dhe materialet në lidhje me këtë ngjarje do i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. /Start/

                                                                                             2011-11-03 11:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›