E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të moshuarës vetmitare i digjet edhe baraka

 Policia sqaroi se zjarri ka rënë rreth orës 21:45 minuta ku është djegur banesa tip barake në pronësi të shtetases Kimete H., 93-vjeç, e cila jeton e vetme.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikëses dhe grupi hetimor, ku nga veprimet e para hetimore, u konstatua se si pasojë e rënies së zjarrit, janë djegur të gjitha pajisjet e kësaj banese, por dëme në njerëz nuk ka patur.

Rezultoi se shkaku i rënies së zjarrit, ka ardhur nga pakujdesia e 93 vjeçares, pasi ka lënë ndezur pajisjet elektrike të shtëpisë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-03 12:44
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›