E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligori: “Berisha do të fusë duart edhe në SHISH”

Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Socialiste reagon menjëherë pas vendimit të Këshillit të Ministrave për ndryshimet në ligjin e Shërbimit Informativ Shtetëror. “Sot Sali Berisha vijoi me kërcënimin e radhës ndaj një tjetër institucioni të rëndësishëm kushtetues. Sot Kryeministri i votave të vjedhura na e bëri të qartë se kërkon të deformojë e të vërë nën kontroll edhe Shërbimin Informativ Kombëtar, duke e maskuar këtë përpjekje pas gjoja nevojës për ndryshime e reforma”, - tha deputetja e PS-së, Shega Ligori. Ajo shoi se të gjithë shqiptarët e mbajnë ende mend SHIK-un e kontrolluar nga Sali Berisha dhe janë të vetëdijshëm se çpasoja do të ketë një zhvillim i tillë për demokracinë e brishtë shqiptare. “Pikërisht për këto arsye, Partia Socialiste nuk mund të lejojë që një institucion kaq i rëndësishëm të shndërrohet në një vegël të qeverisë, prandaj do ta kundërshtojë me forcë këtë përpjekje të fundit të kryeministrit, e cila përbën një arsye më shumë për të kërkuar largimin e Sali Berishës”, - përfundoi ajo.

Ky lajm është publikuar: 21/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›