E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligori: Qeveria po dëmton administratën

Konstatimi

Partia Socialiste denoncoi dje reformën në administratën e Ministrisë së Drejtësisë. Deputetja socialiste, Shegushe Ligori, tha se me propozim të ministrit Nishani, në datën 05.02.2010, Kryeministri Sali Berisha ndryshoi përsëri strukturën organike të Ministrisë së Drejtësisë. “Si pasojë e këtij urdhri, haptazi në kundërshtim me ligjin ‘Për statusin e nëpunësit civil’, u nxorën në listën e pritjes 20 specialistë me përvojë nga 5 deri 20-vjeçare në këtë institucion, të cilët gëzonin statusin e posaçëm sipas ligjit”, tha ajo. Sipas Ligorit, rezulton se specialistët që dolën në listën e pritjes u ishin nënshtruar një sërë trajnimesh brenda dhe jashtë vendit dhe një pjesë e tyre kishin kryer dhe kualifikime pasuniversitare të fushës.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›