Lihen të lirë, gjashtë aktivistët e “Vetvendosjes”

Aktivistët e lëvizjes “Vetvendosje” , të cilët ishin arrestuar sot herët në mëngjes, janë lënë të lirë me vendim të Gjykatës për Kundërvajtje, ndërsa rasti i tyre është vendosur të trajtohet me procedurë të rregullt. Kështu raportojnë mediat e Kosovës.
Lëvizja “Vetvendosje” ka njoftuar sot përmes një deklarate se rreth ores 4 e 20 minuta të mëngjesit, gjatë dekorimit të qytetit të Prizrenit për nder të përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit, janë arrestuar gjashtë aktivistë të saj.
Kjo lëvizje, arrestimin e aktivistëve të saj e ka quajtur politik.