E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmeti: Zgjidhja e kontestit të emrit, i hap rrugën integrimit

“Fitorja e BDI-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e ka vendosur këtë subjekt përpara një përgjegjësie shumë të madhe, sepse ky mandat është një mandat serioz ku pritet të mbyllen shumë çështje të rëndësishme, siç është kontesti për emrin me Greqinë”.Kështu deklaroi të premten lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
 

“Kjo pengesë duhet të tejkalohet sepse një zgjidhje kompromisi me fqinjin tonë jugor, do të hapë rrugën e integrimit në NATO dhe BE. Ky është një mandat që vjen si fitore për të ardhmen e vendit, për sigurinë dhe paqen rajonale, të cilat do të na sjellin investime dhe prosperitet ekonomik”.
 

“Do të përpiqemi që të mbështesim vullnetin e shumicës shqiptare. Na presin sfida të mëdha, por strukturat tona do të dinë të menaxhojnë me proceset nëpër të cilat duhet të kalojë vendi”, deklaroi më tej Ahmeti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›