Lijiang ka një ndërthurje të natyrës me arkitekturën e lashtë

Lijiang për mijëra vite ka qenë një nga qytetet më të njohura në Kinë. Në lashtësi, ishte një qytet i përbërë nga fiset nomade.
Ai është i qetë dhe ngjan si i pikturuar me dorë. Ndodhet në provincën Yunnan dhe është 2400 metra i lartë mbi nivelin e detit. Me një sipërfaqje prej 38 mijë kilometrash katrorë, që nga lashtësia ka qenë treg dhe qytezë shumë e njohur. Aty jetojnë mbi 6200 familje me 25 mijë banorë. Ndër ta banorët e kombësisë Naxi përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë, 30% e banorëve merren me përpunimin e sendeve prej bakri dhe argjendi, me përpunimin e lëkurave, me tekstile dhe me veprimtari të tjerë tradicionale artizanale dhe tregtare.
Lijiang ka një ndërthurje të natyrës me arkitekturën e lashtë dhe ka pamjen e një qyteti malor dhe ujor.
Ai është një qytet historiko-kulturor me shumë vlera dhe pasqyron më së miri doket e zakonet kombëtare. Hapësira e madhe e tij, sistemi ujor, ndërtesat me stil unik bëjnë që ky qytet të ndryshojë nga qytete të tjera të lashta kineze. Ai është një trashëgimi kulturore, thesar i Kinës dhe i Botës.
Qyteti Lijiang, u përfshi në “Listën e Trashëgimive Botërore” në dhjetor të vitit 1997.