Lika: Fitorja e merituar, por ishim me fat“Fitorja ishte plotësisht e merituar, - tha Lika për “Panorama Sport”, - por duhet të pranojmë se në këtë fitore ka pasur një pjesë dhe fati"

Vllaznia arriti një fitore të vuajtur kundër Apolonisë, falë një goli të realizuar në minutën e 93-të nga mesfushori kosovar Ilir Nallbani. Gjithsesi, trajneri Hasan Lika thotë se ekipi shkodran i meritoi tri pikët: “Fitorja ishte plotësisht e merituar, - tha Lika për “Panorama Sport”, - por duhet të pranojmë se në këtë fitore ka pasur një pjesë dhe fati. Sinani e Shtubina? Sakrifikuan për ekipin, por nuk ishin në formën më të mirë pasi vonin nga dëmtimet. Leandro? U paraqit shumë mirë. Është një lojtar i domosdoshëm”.
E Hene, 31 Gusht 2009