E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo shpërthen në Vlorë, Flamurtari KONë javën e 3-të, Dinamo luan për herë të parë në shtëpi përballë Teutës, që nga ana saj fitoi me Kastriotin.

Dinamo nuk fal kudo që të luajë. Duke treguar qartë se këtë edicion nuk ka asnjë ngjashmëri me skuadrën tjetër kryeqytetase,  Tirana. Pas tre golave të shënuar në fitoren bindëse 3-1 kundër Kastriotit në Krujë, sërish tre të tjerë në triumfin absolut 3-0 ndaj Flamurtarit në Vlorë. Një Dinamo prepotente e aftë të shkatërrojë këdo që i del përpara. Një “nëndetëse” me stof kampioni dhe një nga pretendentet e mëdha për fitimin e trofeut të Kampionatit të 71-të Kombëtar të futbollit. Një gol në pjesën e parë të realizuar nga Elis Bakaj në minutën e 37-të, goli i tij i dytë sezonal, dhe dy të tjerë të shënuar nga Fatjon Sefa në të 58’ e Sebino Plaku në të 64’, dëshmuan forcën e madhe sulmuese të skuadrës që ka shënuar më shumë gola në dy javët e para të këtij sezoni, 6. Tre golat e mrekullueshëm të realizuar nga sulmuesit blu kanë argëtuar edhe trajnerin e Kombëtares, Josip Kuzhe, por dhe që kanë larguar tifozët vlonjatë që kishin mbushur stadiumin e tyre pas fitores 3-1 të Flamurtarit në javën e parë me Tiranën në kryeqytet. Në javën e 3-të, Dinamo luan për herë të parë në shtëpi përballë Teutës, që nga ana saj fitoi me Kastriotin.

VLLAZNIA-APOLONIA 1-0

Vllaznia nga ana e saj shijoi fitoren në minutën e 93-të kundër Apolonisë (1-0) në “Loro Boriçi”, falë golit të kosovarit Ilir Nallbani. Në javën e parë, Vllaznia humbi 2-0 me Besën e Kavajës.

KATEGORIA SUPERIORE
Java II, 29.08.2009, ora 17:00

Tirana-Skënderbeu    1-0
Nallbani 90+1 (p)

Laçi-Gramozi        1-1
Nora 55’ (p)/ Hyseni 57’

Shkumbini-Besa        1-2
Mustafaraj 90’+1/ Cikalleshi 3’, Mihani 63’

Teuta-Kastrioti    2-1
Mile 16’, 84’(p)/ Abazaj 27’

Flamurtari-Dinamo    0-3
Shënues: / Bakaj 37’, Sefa 58’, Plaku 64’

Vllaznia-Apolonia 1-0
Nallbani 90’+3

P Skuadra        N    F B H Gol  P
1 Dinamo          2     2 0 0 6-1     6
2 Besa         2     2 0 0 4-1     6
3 Apolonia     2     1 0 1 2-1     3
4 Skënderbeu     2     1 0 1 4-4     3
5 Teuta         2     1 0 1 2-2     3
6 Flamurtari     2     1 0 1 3-4     3
7 Tirana         2     1 0 1 2-3     3
8 Vllaznia     2     1 0 1 1-2  3
9 Gramozi         2     0 2 0 1-1     2
10 Laçi         2     0 1 1 4-5     1
11 Shkumbini     2     0 1 1 1-2     1
12 Kastrioti     2     0 0 2 2-5     0

E Hene, 31 Gusht 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›