Nallbani: Penalltitë, profesioni im i dytëKapiteni i Tiranes: "Rivalët tanë? Gjykoj se janë Dinamo, Vllaznia e Besa”

Portieri Blendi Nallbani me realizimin perfekt të penalltisë së dhënë në minutë e 92-të, i dha fitoren e parë Tiranës në dy javët e para të sezonit të ri. “Kam shënuar edhe herë të tjera me 11-metërsh po në kampionat. Ndihem i lumtur. Lonçareviç? Është një trajner profesionist. Mungesat? Kanë peshën e tyre në skuadër. Rivalët tanë? Gjykoj se janë Dinamo, Vllaznia e Besa”, - tha kapiteni "Tata" per Panorama Sport.
E Hene, 31 Gusht 2009