E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Kosoves e paqarte per vendosjen e reciprocitetit

Qeveria e Kosoves duket se ende s'e ka te qarte se si te zgjidhe ceshtjen e bllokades, bere mallrave kosovare nga Serbia e Bosnja. Zyrtare nderkombetare thone se problemi duhet zgjidhur mes Kosoves e CEFTA-s. Qe nga data 3 dhjetor e vitit 2008, keto vende kane bllokuar kalimin e produkteve kosovare permes territorit te tyre, per shkak te nderrimit te vules se misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove me ate te Republikes se Kosoves. Shefi i Zyres Nderlidhese te Komisionit Evropian ne Kosove, Renzo Davidi, tha dje per Radion Evropa e Lire se eshte pergjegjesi e shteteve te perfshira ne kete ceshtje te zgjidhin "mosmarreveshjen tregtare", sic e quan ai, permes mekanizmave adekuate te CEFTA-s. "CEFTA eshte nje marreveshje dhe te gjitha shtetet qe i permendet, duke perfshire Kosoven, jane nenshkruese te marreveshjes. CEFTA lejon trajtimin favorizues per produktet ndermjet shteteve anetare dhe nenshkruese te saj. Tani, Serbia nuk njeh disa mallra qe jane me origjine nga Kosova, pra nga nje shtet anetar i CEFTA-s, andaj dhe nuk po lejon qe transporti te behet permes territorit te saj", thote Davidi. Sipas tij, kjo organizate eshte nje marreveshje ndermjet shteteve, keshtu qe shtetet duhet t'u drejtohen mekanizmave te arbitrimit per te sqaruar kete mosmarreveshje tregtare. Lidhur me mundesine e perfshirjes se faktorit nderkombetar ne Kosove ne zgjidhjen e kesaj ceshtjeje, Perfaqesuesi Special i Bashkimit Evropian ne Kosove, Piter Feith, ka thene se "kjo ceshtje po e brengos Komisionin Evropian". Por, shefi i zyres Nderlidhese te Komisionit Evropian ne Kosove, Davidi, thote se institucioni te cilin ai e perfaqeson, nuk eshte i perfshire ne kete proces. UNMIK-u, nderkaq, vlereson se e tere kjo ceshtje duhet te zgjidhet ne mes te qeverise se Kosoves dhe CEFTA-s.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›