E Diel, 1 Nëntor 2026

Han: Kam nje enderr me kombetaren

Aranit Muraci

Trajneri i kombetares shqiptare, Ari Han ka nje enderr sikurse te gjithe shqiptaret. "Jeta nuk ka kuptim per njeriun, ne rast se ai nuk enderron," - u shpreh trajneri Ari Han, pa e zbuluar endrren e tij, ne krye te kuqezinjve. Nje vit me pare, legjenda e futbollit holandez ne vitet '70, Han eshte ulur ne stolin kuqezi. Pak dite para ndeshjes me Malten, trajneri flet per mundesite reale te fitores, ndaj Maltes. Me 11 shkurt Shqiperia do te luaje ne "La Valeta" ndeshjen e peste eliminatore te Kampionatit boteror "Afrika e Jugut 2010". "Kombetarja shqiptare synon fitoren, por do te jete e veshtire. Malta nuk ka siguruar asnje pike deri tani dhe do te jete 2 here me e motivuar per te arritur nje rezultat pozitiv. Malta e sheh Shqiperine si mundesine e vetme ne grup, per t'i marre pike," - theksoi trajneri Ari Han. Veshtiresia tjeter, sipas trajnerit eshte fakti se ne futboll nuk mund te flitet asnjehere, "me siguri". Han vlereson se Malta, e cila ka edhe fushen ne anen e saj, do te perpiqet te arrije rezultatin e pare pozitiv. "Kundershtari perbehet nga lojtare cilesore dhe nuk mund ta quajme lehtesisht te kalueshme ndeshjen." Por nje fitore do te ngrinte Shqiperine ne vendin e pare, ngaqe kundershtaret e tjere nuk do te kene ndeshje per te luajtur kete jave. "Vendi i pare, pas ndeshjes se peste, do te ishte dicka e mire, per te gjithe lojtaret, trajnerin dhe tifozet, por e thashe qe eshte e veshtire."

Porta, portieri Beqaj i demtuar

Portieri i pare, Arjan Beqaj eshte demtuar pak kohe me pare dhe mund te mungoje ndaj Maltes. Trajneri pas grumbullimit te ekipit do te shohe gjendjen e portierit dhe do te vendose se, cili do te jete ne porte ndaj Maltes. "Kombetarja ka thirrur per ndeshjen me Malten, tre portiere," - thekson trajneri kuqezi, Ari Han. "Ne rast se nuk do te jete ne gjendje optimale per te luajtur portieri Beqaj, do te luaje nje nga portieret e tjere." Gjate grumbullimit dhe stervitjes se kombetares ne Malte, trajneri do te vendose perfundimisht se, cili do te jete ne porte dhe thote se tre portieret ne fjale jane teper cilesore.

Mbrojta, alternativa te tjera

Sipas trajnerit te kombetares sone, mbrojtja ka hasur shpesh ne mungesa, sepse nuk ka lojtare qe mund t'i pergjigjen roleve dhe i eshte dashur shpesh, qe te pershtate emra te tjere, ne role te ndryshme. "Jam detyruar te zevendesoje rolet e lojtareve, sepse ne mbrojtje, ne disa pozicione nuk kemi lojtare te mirefillte qe mund te bejne detyren. I eshte dashur te nderroje rolin e Debatik Currit dhe te Lorik Canes. Ne rast se i pari do te jete i disponueshem per ndeshjen e radhes, mungesa e kapitenit te Olimpikut te Marsejes, e ka vene ne dileme per te gjetur zevendesuesin. "Vrapi ne ndeshjet e fundit ka treguar se e meriton vendin ne formacionin baze. Ai ka treguar nivel te kenaqshem dhe se mund te luaje edhe ne role te tjera. E ka zbatuar mire detyren. Edhe Lika, ne miqesoren e fundit me bindi," - thote Han, c'ka do te thote se dy lojtaret pritet te jene ne formacionin baze, perballe Maltes.

Mesfusha, mungojne Lala dhe Cana

Ne mesfushe, Shqiperia do te kete dy mungesa te medha te deklaruara dhe qe trajneri nuk ka dashur t'i permende me, pak dite para ndeshjes. Ne fakt pritej qe trajnerit te shprehej i shqetesuar per mungesat e Lorik Canes dhe te Altin Lales, por ai u pergjigj ndryshe: "Duhet te mesohemi te luajme si nje ekip i vetem. Kjo do te thote se kur mungon nje apo dy lojtare, llogarite duhet te mesohemi qe t'i bejme me te tjere, prandaj nuk mund te shqetesohemi shume," - shpjegon trajneri kuqezi. "Ne mesfushe do te jete Lika, te cilin e kam ndjekur ne ndeshjen e fundit miqesore dhe me bindi, ne mesfushe."

Sulmi, Sukaj "new-entry"

Ne sulm nuk eshte thirrur Edmond Kapllani, i cili luan me Karlsruhen. Ne ndryshim nga ndeshjet e kaluara, ne vend te tij trajneri ftoi sulmuesin e Vllaznise, Xhevahir Sukaj. Kapllani eshte perfshire ne nje konflikt gjate nje grumbullimi te fundit, me nje nga lojtaret e tjere kuqezinj, por Ari Han deklaron se mungesa e tij nuk lidhet me anen disiplinore. Sipas logjikes se Ari Han, lojtaret qe grumbullohen ne kombetare duhet te kene dy cilesi, aftesia e lojtarit per te luajtur per ekipin dhe karakteri i tij ne fushe. Ne te gjithe zgjedhjet e tij, kane ndikuar keto dy kompononte. "Pavaresisht se kombetarja nuk ka shenuar shume gola, ne pjesen e pare te kampionatit mendoj se sulmuesit kane krijuar raste dhe kjo eshte pozitive," theksoi Han. Keshtu, trajneri kuqezi ka besuar serish dy sulmuesit qe jane aktivizuar ne kater ndeshjet e para te eliminatoreve te Kampionati Boteror "Afrika e jugut 2010".

Kombetarja Shpresa, meson kalendarin

Ekipi Shpresa qe drejtohet nga Artan Bushati eshte njohur me kalendarin e ndeshjeve te Kampionatit Evropian te vitit 2010. Ndeshja e pare e kombetares se Shqiperise, ne grupin e saj, do te jete ajo perballe Skocise. (28.03.2009) Shqiperi-Skoci, (01.04.2009) Skoci-Shqiperi, (05.09.2009) Shqiperi-Azerbajxhan, (09.09.2009) Austri-Shqiperi, (14.10.2009) Bjellorusi-Shqiperi (13.11.2009) Shqiperi-Austri, (17.11.2009) Shqiperi-Bjellorusi (04.09.2010) Azerbajxhan-Shqiperi

Neser, udhetimi drejt Maltes

Trajneri Ari Han do te qendroje ne Tirane neser dhe do te niset ne mbremje, drejt kryeqytetit te Maltes, "La Valata". Bashke me trajnerin kuqezi do te udhetojne drejt Maltes, lojtaret qe luajne ne kampionatin shqiptar. Pas mberritjes, ne Malte me ekipin do te bashkohen edhe pjesa tjeter e futbollisteve. Lojtaret qe luajne jashte, do te jene te impenjuar te shtunen dhe te dielen, neper ekipet e tyre, atje ku ata luajne.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›