E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia nuk eshte Spanja

Trajneri i kombetares, i pyetur disa here per objektivin dhe deshiren e madhe per fitore, ne ndeshjen e radhes, tha se Shqiperia nuk eshte Spanja, qe ta mendoje te sigurt tre pikeshin me Malten. "Vetem Spanja mund te niset e sigurt, per te fituar jashte fushes se saj," - theksoi trajneri. Holandezi nenvizoi se jane te pakta ato ekipe, qe bejne diferencen ne fushe dhe si shembull mori barazimet e fundit te Shqiperise, me Suedine dhe Portugaline. "Shqiperia barazoi me Suedine, por edhe ne Portugali, kur luajti nje pjese te mire te ndeshjes, me 10 lojtare. Rezultati ne fund te ndeshjes tregoi se, edhe Portugalia nuk e kishte te sigurt fitoren ndaj Shqiperise." Trajneri vleresoi lojen dhe rezultatet e arritura ne ndeshjet e para. Ai u shpreh optimist se, edhe ne Malte kuqezinjte do te bejne te pamunduren, per te arritur nje rezultat tjeter pozitiv, me qellim qe pozitat e kombetares sone, ne grupin A te jene te forta, para ndeshjes tjeter, me Hungarine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›