E Shtunë, 31 Tetor 2026

Likuidohen 28 ndërmarrje

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) shiti sot, përmes procesit të likuidimit, 28 asete të ndërmarrjeve shoqërore.

Nga ndërmarrjet, më së shtrenjti është shitur toka bujqësore në Vrellë të Lipjanit për 766 555 euro. Toka bujqësore në Suhadoll të Lipjanit është shitur për 430 mijë euro; shitorja Gërmia në Prishtinë me sipërfaqe prej 281 metra katrorë është shitur për 283 mijë euro; fabrika e letrës - toka në Lipjan është shitur për 63 mijë, tri shitore në Ortakoll janë shitur për 51 mijë euro.

Deri më tash janë privatizuar gjithsej 584 ndërmarrje, ndërsa janë akumuluar më shumë se 460 milionë euro.

“Me lejoni të ju njoftoj se deri më datë 31 maj 2010 janë privatizuar 584 ndërmarrje të reja prej të cilave 560 janë privatizuar përmes metodës së spin- off të rregullt, ndërsa 24 prej tyre janë privatizuar përmes metodës së spin- off special. Nga privatizimi i këtyre ndërmarrjeve shoqërore duke përfshirë shitjet me spin-off dhe me likuidim në fondin e privatizimit janë akumuluar mbi 467 milionë euro”, ka thënë Muharrem Arifi, drejtor i Departamentit për Likuidim në AKP.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›