TVSH për bizneset me xhiro mbi 3 mln lekë

Ulja e pragut të përfshirjes së biznesit të vogël nga 5 në 3 milion lekë pritet të jetë masa më e re fiskale e qeverisë. Burime zyrtare të ministrisë së financave e e kanë konfirmuar këtë vendim i cili e zgjeron bazën e pagesës së taksës së vlerës së shtuar që është edhe taksa me peshën më të madhe në buxhet.
Të njëtat burime nuk e kanë përjashtuar mundësinë që ky ndryshim fiskal të jetë një paketë e përbashkët që shoqëron edhe shkurtimet në buxhetin e shtetit që do të ndërmerren në fillim të muajit korrik. Kjo ulje e pragut të TVSH është e dyta që qeveria ndërmerr brenda një harku kohor njëvjecar.
Ulja e parë e zbriste pragun e TVSH nga 8 që ka qenë prej shumë vitesh në 5 milion lekë të reja. Ulja në tre milion lekë të reja sjell më shumë kontribut në buxhet e në të njëtën kohë është edhe një masë që ul informalitetin në ekonomi. Kjo masë mund të përfshijë në TVSH mijëra biznese të tjera të vogla të cilat deri më tani kanë qenë subjekte lokale të pagimit të taksave. Kjo masë është edhe një reagim i qeverisë edhe në kushtet e rënies së të ardhurave të grumbulluara për buxhetin nga Taksa e Vlerës së Shtuar. Statistikat zyrtare të financave kanë publikuar se vetëm në tre muajt e parë të vitit 2010 deficiti në mbledhjen e TVSH ka qenë më shumë se 15 milion euro.
Adi Darsi