E Diel, 1 Nëntor 2026

Specialisti: Do hetojmë çështjet që KLSH nuk i prek dot

Specialisti i Ministrisë së Financave, për çështjet e auditit, Pjetër Ndreca, sqaron funksionet e drejtorisë së re, që instalohet pranë ministrit Bode. “Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk ka mundësi t’i ndjekë nga afër të gjitha shkeljet që ndodhin në administratë. Drejtoria e Inspektimit Financiar do të merret edhe me çështje që lindin nga ankesat e nëpunësve, individëve të thjeshtë, me raporte të publikuara në media, madje me indikacione të dhëna nga KLSH. Gjithashtu, duhet të sqarojmë se KLSH bën rekomandime, kurse drejtoria e re do të marrë edhe vendime”, tha Ndrecaj.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›