Tirana, kapiteni Muka, në pankinë
Kapiteni i Tiranës Devi Muka nuk ka qenë në listën e titullarëve për ndeshjen e djeshme ndaj Flamurtarit. Shkak është bërë një dëmtim i seancës së fundit stërvitore. Muka pati një tërheqje muskulore e cila pas rezonacës manjetike rezultoi aq problematike sa kapiteni të mos luante si titullar në këtë takim. Ndërsa nga bankina e nisi lojën edhe mesfushori i talentuar, Sabien Lilai. Edhe ky i fundit pati shqetësime në stomak menjëherë pas stërvitjen e ditës së shtunë, ndaj edhe dje nuk ishte titullar. Por tekniku Lonçareviç e futi në lojë që nga minuta e parë e pjesës së dytë në vend të Blerti Hajdarit.