E Diel, 1 Nëntor 2026

Karambol me makina, nje i vdekur, nje i plagosur

Lushnje- Nje 32-vjecar ka humbur jeten si dhe nje tjeter eshte plagosur si pasoje e nje aksidenti te ndodhur ne superstraden Lushnje-Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 00:30 te mengjesit te djeshem ne vendin e quajtur "Pushimi i shoferit". Sipas burimeve nga policia 27-vjecari Florian Xhafa banor i Lushnjes ka qene duke drejtuar automjetin tip "Volsvagen" me targa TR 4264 J, kur eshte perplasur me nje automjetin tip "Benz" me targa VL 7583C qe drejtohej nga shtetasi Altin Banushi 36-vjec nga Vlora. Nga perplasja e ketyre dy automjeteve eshte plagosur rende 32-vjecari Krenar Licka, banor i Lushnjes. I plagosuri eshte derguar menjehere per ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Pavaresisht ndihmes mjekesore te marre nga ana e bluzave te bardha, Licka nuk ka mundur dot te mbijetoje. Po ashtu si pasoje e perplasjes se dy automjeteve eshte plagosur rende 18-vjecari M. V, i cili eshte ne gjendje te rende shendetesore. Burimet policore pohuan se rreth ores 05:00 te mengjesit te djeshem eshte ndaluar drejtuesi Xhafa, nderkohe qe Banushi eshte jashte rrezikut per jeten. Sipas burimeve shkak i aksidentit ka qene shpejtesia e madhe me te cilen ishte duke udhetuar Florian Xhafa.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›