E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lille, kampion i Francës

Nga Express më 22 maj 2011 në ora 18:30

Lille fitoi titullin e tyre të parë në Kampionatin francez nga 1954 pas barazimit 2:2 në Paris Saitn Germain.

Me një xhiro para fundit, Lille ka gjashtë pikë epërsi ndaj Olympique Marseille që barazoi 2-2 në shtëpi me Valenciennes. Golat nga Ludovic Obraniak dhe Moussa Sow i siguruan Lilles titullin e tyre të parë në Ligë dhe Kupë pas 65 viteve.

Obraniak kishte shënuar golin e fitores në Stade de Ftance ku Lille mposhti PSG-n 1-0 për triumf në Kupën e Francës.

“Gjatë gjithë sezonit kanë qenë të shkëlqyeshëm”, tha trajneri i Lilles Rudi Garcia për futbollistët e tij.

“Ata janë grup i mrekullueshëm. Kur të takohen me njëri tjetrin pas 15 ose 20 viteve, ata do të kenë kujtime të veçanta për të ndarë mes vete”, përfundoi Garcia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›