E Shtunë, 31 Tetor 2026

Giovinco si Messi

Nga Express më 22 maj 2011 në ora 19:10

Trajneri i Parmës, Franco Colomba beson se ka në dispozicion futbollistin më të përafërt me yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

“Ai është Giovinco”, tha Colomba gjatë një vizite të tij në shkollën e futbollit të Parmës.

“A do të dëshiroja të punoja me Messin? Sigurisht. Edhe pse ta them të vërtetën, tashmë kam dikë i cili ma kujton Messin dhe ai është Giovinco”, deklaroi Colomba.

Giovinco gjatë këtij sezoni ka qenë njëri prej futbollistëve kryesorë të Parmës që siguroi mbijetesën në Serie A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›