E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lillo: Iniesta më i miri në botë


Në prag të takimit me Barcelonën, trajneri i Almerias, Juanma Lillo e vlerëson mesfushorin spanjoll Andres Iniesta si lojtarin më të mirë në botë.

Almeria sonte përballet me Barcelonën, me trajnerin Pep Guardiola që ka luajtur për të në Meksikë, me ekipin Dorados de Sinaloa.

"Për mua ai është lojtari më i mirë në botë, të tjerët e tregojnë veten më shumë kur ai është në ekip me ta. Xavi është një lojtar tjetër që vazhdimisht po përmirëson lojën për bashkëlojtarët e tij, derisa Messi mund të ju thyejë për gjysmë", ka thënë Lillo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›