E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Vendi në gjendje alarmante nga rrëshqitja e dherave



Partia Socialiste ka akuzuar sot qeverinë se nuk po merr asnjë masë dhe nuk po analizon situatën e rrëshqitjes së dherave në vendin tonë.
Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Bare në një konferencë për shtyp tha se tashmë rrëshqitjet e dherave në vend janë bërë një lajm i përditshëm. "Shqipëria është në një gjendje alarmante për rrëshqitjen e dherave. Tashmë rrëshqitja e tokës është shndërruar në një lajm të përditshëm", tha ai. Sipas deputetit socialist në gjithë vendin janë dhjetra rrugë të bllokuara për shkak të rrëshqitjes së dherave, por qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë dhe nuk ka bërë asnjë analizë për situatën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›