E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leo kërkon tri pikë më shumë pas ndeshjes me Romën

Në konferencën e sotme për shtyp para sfidës që mund të jetë vendimtare për fatet e sezonit të Milanit, trajneri brazilian pohoi: “Duhet të mendojmë vetëm për fitoren. Është një përballje direkte, që vlen shumë më tepër se thjesht tri pikë. Do jetë një sfidë spektakolare, sepse si ne, ashtu edhe Roma luajmë futboll të bukur”.

Leonardo nuk do ketë në dispozicion as Paton dhe as Mansinin (të dy të dëmtuar). Kështu që dilema e vetme për formacionin që do zbresë në fushë që nga minuta e parë ka të bëjë me pjesëtarin e tretë të “tridhëmbëshit” të sulmit. Ronaldinjo dhe Borielo janë të konfirmuar, mbetet një vend mes Bekamit dhe Abates.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›