Italianët, trajnerët "e artë" të Botërorit
Fabio Kapelo mban vendin e parë. Trajneri i kombëtares së Anglisë përfiton plot 8.8 milion euro në vit. Federata angleze hapi “thesin” për italianin dhe deri tani rezultatet kanë treguar se drejtuesit e futbollit në ishull kanë marrë vendimin e duhur. Të shohim nëse Botërori do t’u japë të drejtë...
Menjëherë pas “Don Fabios” vjen një tjetër italian, Marçelo Lipi. Numri një i stolit Azurr fiton 3 milion euro në vit. Teknikët nga Europa dominojnë dukshëm në renditje, duke lënë pas ata amerikanë, aziatikë dhe në fund trajnerët afrikanë.
Australiani Verbek fut në xhep 1.2 milion euro, duke u renditur i pari në zonën e Oqeanisë dhe Azisë. Po aq fiton edhe Karlos Alberto Parreira, që drejton kombëtaren e vendit organizator, Afrikën e Jugut. Agirre i Meksikës, me të njëjtën shumë si dy të parët kryeson listën e Amerikës. Nëse e shkojme listën nga fundi, me i varfri është nigeriani Shaibu Nadia, që fiton 125 mijë euro dhe koreano-veriori Kim Jong Hun me 170 mijë.
Në përballjet midis gjigandëve dhe modestëve, interesante është eliminimi i Gus Hidink (Rusi), që përfitonte 5 milion euro, nga Matjazh Kek i Sllovenisë, që përfiton vetëm 245 mijë euro në vit. Rajmond Domenek ndoshta mund të justifikohet për paraqitjet jo fort mbresëlënëse të Francës së tij, pasi nuk merr më tepër se 560 mijë euro. Karlos Dunga i Brazilit dhe Maradona i Argjentinës fitojnë nga 800 mijë euro në vit.