E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valencia: Unë nuk jam Ronaldo i ri


Anësori i Manchester United, Antonio Valencia thotë se ai nuk është 'Cristiano Ronaldo i ri'.

Me paraqitjet e fundit Valencia po tregon se ka vlejtur 16 milionë paund, aq sa Alex Ferguson i pagoi Wiganit verën e kaluar, dhe madje është duke i tejkaluar parashikimet.

Edhe pse është sjellë si zëvendësim i Ronaldos, që u largua për 80 milionë euro në drejtim të Real Madridit, Valencia përsërit se ai është një lojtar më ndryshe se Ronaldo.

"Cristiano është një superyll dhe unë jam Valencia, një futbollist që mëson çdo ditë. Nuk dua të krahasohem me të pasi jemi lojtarë shumë të ndryshëm", ka thënë Valencia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›