Limaj: Durrës-Kukës, porta e Kosovës për në BE
Prishtinë - Ministri i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit Fatmir Limaj ka deklaruar për RTK-në se autostrada Durrës-Kukës-Prishtinë është investim tejet i madh, e cila do ta bashkojë kombin dhe shtetin e Kosovës dhe të Shqipërisë. Vlera e kësaj rruge është se ajo i mundëson Kosovës dalje në det dhe krijon korridorin për daljen e Kosovës në Evropë.
“Kosova dhe ekonomia e saj kurrë më nuk do të ballafaqohen me kufizime”-ka thënë Limaj. Ministri i Transportit dhe Post- Telekomunikacionit ka shfaqur shpresën se punimet në pjesën kosovare të autostradës, nga Vërmica në Prizren, do të fillojnë sivjet. Autostrada do ta shkurtojë rrugën mes Prishtinës dhe Tiranës në r orë dhe kështu do të ndihmojë në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë.