E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia e Drejtësisë përshëndet inagurimin e Durrës-Kukës

Prishtinë - Kryetari i Partisë për Drejtësi , Ferid Agani, në konferencën e radhës për media ka përshëndetur inaugurimin zyrtar ta hapjes së tunelit në rrugën Kalimash-Rreshen si pjesë kryesore dhe më të rëndë në autostradën, Durrës – Morin – Prishtinë, duke theksuar se kjo ngjarje paraqet moment historik për forcimin e komunikimit të mëtutjeshëm të popullit shqiptarë në të dy anët e kufirit shtetëror.

Partia e Drejtësisë konsideron se kjo rrugë është meritë e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, sepse u ndërtua nga kafshata e bukës së tyre, dhe pret që institucionet e Kosovës këtë kënaqësi tua mundësojnë edhe qytetarëve të Kosovës me fillimin e ndërtimit të pjesës kosovare të kësaj arterie kombëtare, që në vazhdimësi do të ushqejë nevojën ekzistenciale të popullit shqiptarë për jetë të përbashkët.

Partia e Drejtësisë kërkon nga Kuvendi i Kosovës që të bëjë ndryshime substanciale dhe urgjente në punën e tij, duke qenë se është duke dështuar të punojë në interes të qytetarëve të Kosovës, me vënjen në funksion të realizimit të interesave të ngushta partiake. Partitë politike të koalicionit qeverisës që paraqesin shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës janë duke vënë interesat partiake mbi interesat e qytetarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›